Site icon Telegrafi

Gëlltiti marihuanën kur u ndalua nga policia – amerikanit i ngeci droga në fyt, por shpëtohet nga vetë oficeri

Një burrë në Ohio gëlltiti një qese marihuanë gjatë një ndalimi trafiku – por iu mor fryma dhe oficeri duhej t’ia shpëtonte jetën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, videoja e lëshuar të enjten nga Patrulla e Shtetit të Ohios, tregon oficerin Charles Hoskin, i cili ndalon një makinë dhe i afrohet dritares së shoferit në Qarkun Portage.

Pasi oficeri iu afrua makinës, ai dëgjohet duke e pyetur burrin se a mund të merrte frymë, derisa i dyshuari pa këmishë del nga automjeti.

Të dy më pas ecin në një zonë të sigurt prapa makinës, duke lejuar oficerin të kryejë manovrën Heimlich për t’ia nxjerrë qesen me marihuanë, që si duket po ia zinte frymën këtij burri.

Disa sekonda më vonë, një qese fluturon nga goja e tij.

“Çfarë keni gëlltitur?”, oficeri e pyeti të dyshuarin, sipas pamjeve.

“Unë kisha një gram marihuanë, zotëri”, përgjigjet ai.

Departamenti publikoi pamjet në llogarinë e tij në Twitter, derisa iu bëri thirrje shoferëve të mos gëlltisin drogë kur ndalohen me makinë nga policia. /Telegrafi/

Exit mobile version