Telegrafi

Gëlltiti 116 gozhda dhe një kabllo të gjatë, pas intervenimit kirurgjik burri nga India shpëton

Hekuri padyshim që është një nga elementet kyçe për funksionimin e shëndoshë të organizimit të njeriut, mirëpo një burrë nga India duket se e ka kuptuar paksa gabim këtë çështje.

Ai për “drekë” kishte ngrënë 116 gozhda të çelikta, disa copëza të metalta dhe një kabllo të gjatë gjithashtu të çeliktë. E të gjithë këto mjekët janë detyruar t’i nxjerrin nga barku, transmeton Telegrafi.

Kirurgu nga Bundi, qytet ky në Rajastan, mbeti i habitur kur i bëri rëntgenografinë, dhe pa se në barkun e pacientit kishte shumë mjetet të metalta.

“I propozova të kryej disa analiza shtesë për ta konfirmuar atë të dyshoja. Por, dyshimet e mia dolën të jenë të sakta”, ka deklaruar mjeku.

Kështu pacienti Bola Shankar, i është nënshtruar intervenimit kirurgjik për t’ia shpëtuar jetën nga mjetet e mprehta të metalit.

Mjekët është dashur të veprojnë me kujdes për t’ia nxjerr gozhdët nga barku që ishin nga 6,5 centimetra.

E ndryshe pacienti Shankar me profesion është bujk, i cili nuk ka mundur t’ua shpjegoj se pse kishte gëlltitur aq shumë gozhda dhe mjete tjera të metalta. /Telegrafi/