Telegrafi

Gëlltitë unazën e fshehur të fejesës

Zotëriu Chen, nga qyteti Xinyan Town, ka thënë së është inspiruar nga filmat romantikë në të cilët meshkujt fshehin unazat e fejesën në torta dhe u japin ato të dashurave të tyre.

"E imagjinova befasinë në fytyrën e saj, të përzier me lumturi", ka thënë ai me pishman për Southeast Morning Post.

Në vend të saj, e dashura e tij, Wen, është alivanosur kur e ka parë Chenin të ulët në gjunjë.

"E kuptova se sapo e kisha gëlltitur unazën pasi që e kisha gojën përplot me tortë", ka thënë ajo.

Chen ka thirrur policinë, të cilët menjëherë e kanë dërguar Wenin në spital. Doktorët kanë përdorë një kateter për t’ia nxjerrë unazën nga stomaku.

Me tu këndellur nga alivanosja, Wen ka pranuar ofertën për martesë të Chenit.