Site icon Telegrafi

Gëlltit 78 lugë, pirunë e thika

Pasi ishte paraqitur në një spital në Roterdam, duke u ankuar me dhimbje të barkut, kirurgët kanë larguar nga barku i Dalmans 78 copë: lugë, pirunë dhe thika.

Mjekët kanë arritur të shohin me anë të rëntgenit se në barkun e 52-vjeçares gjenden një numër i madh i elementeve të kuzhinës, para se të ndërhynin.

“Duket se ajo po vuan nga ndonjë formë e obsesionit dhe secilën herë kur ulet në tavolinë për të ngrënë ushqim, ajo injoron ushqimin dhe ha mjetet për ushqim”, ka thënë një mjek.

Ndërsa, pacientja ka thënë se nuk e di pse ndjen kërkesën për të ngrënë pajisjet e argjendta për ushqim dhe se nuk mund ta ndalojë veten. /Telegrafi/

Exit mobile version