Një gejmer gjerman ka thyer qafën derisa kishte ngjitur një palë syze të realitetit virtual, pasi kishte lëvizur kokën “me shpejtësi të madhe”.
Mjekët pretendojnë se 31-vjeçari në mënyrë të “përsëritur” kishte lëvizur kokën, duke bërë që të shkaktoj dëme në qafë – ku në fund ndodhi edhe më e keqja, thyerja e qafës, transmeton Telegrafi.
Ky i ri është dërguar me urgjencë në spital për shkak të dhimbjeve të mëdha në shpatulla. E pas bërjes së rëntgenografisë, është zbuluar se ai kishte thyer unazën C7 të qafës.
Ekspertët nga Spitali i Leipzigut që trajtuan gejmerin, besojnë se ky është rasti i parë i dokumentuar që “realiteti virtual” po u shkakton dëme të mëdha njerëzve.
E raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë, ku një ushtar u lëndua derisa po vraponte me syzet e vendosura – duke mos e “ditur” se çfarë po bënte.
Kujtojmë që seti i syze të realitetit virtual kushtojnë 500 euro dhe peshojnë 610 gram, e mjekët gjermanë në rastin e gejmerit nuk kanë zbuluar detaje të markës së syve që ai i kishte përdorur. /Telegrafi/