Telegrafi

Geithner: Sistemi financiar amerikan po përmirësohet

Me këtë rast ai theksoi domosdoshmërinë e marrjes së masave plotësuese me qëllim që bankat tërësisht të lirohen nga pronat problematike dhe sërish të fillojnë të huazojnë para.

Njëherit Geither paralajmëroi se disa banka të caktuara janë të gatshme t`i kthejnë 25 miliardë dollarë shtetit, i cili gjatë tetorit të vitit të kaluar injektoi 600 miliardë dollarë në sektorin financiar dhe sektorët problematikë industrialë.

"Kam kënaqësinë që mund të lajmëroj se ekzistojnë shenja inkurajuese se sektori financiar fillon të shërohet. Brengosja për rreziqet sistematike është zvogëluar, ndërsa kushtet e përgjithshme kreditore përmirësohen", deklaroi Geither.

Megjithatë, ai theksoi se ekziston një rrugë e gjatë drejt përmirësimit të plotë, si dhe se nevojiten mjete plotësuese për stabilizimin e sektorit financiar. /Makfaks/