Telegrafi

Geithner optimist për miratimin e reformave financiare

Në një intervistë televizive Geithner tha se mendon që Kongresi është pranë miratimit të reformave të reja. Këto reforma, tha ai, do të parandalojnë nevojën që taksapaguesit amerikan të paguajnë në të ardhmen për shpëtimin e bankave nga falimentimi.

Presidenti Barack Obama e ka renditur miratimin e ligjeve të reja për kontrollin e sektorit financiar si përparësinë e tij të re. Presidenti është zotuar gjithashtu se do t’i vërë veton çdo ligji që nuk ofron parametra të reja rregullatore për transaksionet e ndërlikuara financiare, të cilat shikohen nga kritikët si një ndër shkaktarët kryesorë të krizës ekonomike që filloi në vitin 2008.

Republikanët kanë sinjalizuar se do t’i kundërshtojnë reformat financiare, por Sekretari Geithner tha se është optimist se disa ligjvënës republikanë do të votojnë pro ligjit. /VoA/