Site icon Telegrafi

Gega e argjendtë në Kampionatin Evropian

Më në fund Shqipëria merr një medalje shumë të rëndësishme në arenën Evropiane.

Atletja Luiza Gega është shpallur nënkampione e Evropës në garën e 3000 metrave në Kampionatin Evropian të Atletikës që po zhvillohet në Amsterdam, raporton Supersport.

Atletja shqiptare bëri një paraqitje dinjitoze duke luftuar për vendin e parë deri në momentet e fundit, por rivalja e saj, gjermania Krause u rendit e para ndërsa Gega e dyta duke bërë për vete medaljen e argjendtë dhe titullin e nënkampiones së Europës.

Exit mobile version