Telegrafi

GeForce GTX 560 Ti e shkurtuar

Elsa për këtë kartelë ka dizajnuar një PCB të vetën, kështu që ajo është vetëm pak më e gjatë se sa vetë konektori PCIe x16 dhe madje 56 milimetra më i shkurtë se GeForce GTX 560 Ti klasike, e bazuar në dizajnin referent.

Elsa Gladiac GTX 560 ti mini edhe më tutje ka ftohësin dual-slot me dy gypa për nxjerrjen e nxehtësisë dhe ventilator prej 80-milimetrave si dhe GPU-në GF114 me 384 bërthama CUDA dhe ka një gigabajt të memories GDDR5. Takti i procesorit grafik dhe shaderëve shkon deri në 822 dhe 1,645 MHz, e ai i memories deri në 4,008 MHz. Kartela grafike përkrah edhe SLI-në, derisa nga video daljet të pranishëm janë dy DVI dhe një konektor HDMI. Çmimi nuk është publikuar ende. /Telegrafi/