Telegrafi

GeForce GTS 450 i qetësuar

Zotac GeForce GTS 450 ZONE Edition ka procesorin grafik me takt prej 600 MHz me 192 shader të cilët punojnë në 1.2 GHz si dhe ka mbledhësen 128-bitësh të memories.

Një gigabajt i memories në këtë rast është i tipit DDR3 (GTS 450 standard ka GDDR5) dhe punon në taktin prej 1,222 MHz, derisa ftohja pasive është realizuar me sistemin dual-slot me tri gypa të bakrit për nxjerrjen e nxehtësisë. Është i përkrahur edhe SLI, e kartela për punë nuk kërkon furnizimin shtesë përmes konektorit 6-pinësh, siç ishte rasti me dizajnin referent. Çmimi i pritur do të duhej të ishte në suazat prej në mes 80 dhe 90 euro. /Telegrafi/