Site icon Telegrafi

Geer: Të zbatohen rekomandimet e OLAF, paratë për “Erasmus Plus” do të jenë të disponueshme

Pasi Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit – OLAF, ka kërkuar që Maqedonia t’i kthejë 2.2 milionë euro para evropiane që i janë dhënë vendit dhe më pas janë keqpërdorur në programin “Erasmus Plus”, ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, David Geer, theksoi sot se BE pret që Agjencia Kombëtare të zbatojë rekomandimet e dhëna nga OLAF për “Erasmus Plus”.

“Në përputhje me procedurat standarde nuk komentojmë vendimet e miratuara nga OLAF. Ai është trup i Bashkimit Evropian për hetime kundër mashtrimeve. Pres që Agjencia Kombëtare për “Erasmus Plus” në Maqedoni të zbatohen të gjitha rekomandimet e dhëna nga OLAF.

Vazhdojmë të kemi besim tek Agjencia për “Erasmus Pus”, që do të thotë se jemi të bindur se buxheti i ndarë për “Erasmus Plus” nuk do të ulet.

Programi do të jetë për përfitime të nxënësve, studentëve, të rinjve dhe universiteteve”, tha Geer./Telegrafi/

Exit mobile version