Zv. kryeministrin për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ambasadori i BE-së në vend, David Geer dhe Ministri i financave Fatmir Besimi në Qeveri kanë realizuar takim të përbashkët me institucionet që kanë kompetencë në trajtimin e korrupsionit, në të cilin u shqyrtuan vërejtjet nga Raporti për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të përgatitur nga Komisioni Evropian.
Euroambasadori David Geer tha se lufta kundër korrupsionit është shumë e rëndësishme.
Ai shtoi se në Maqedoninë e Veriut korrupsioni është i pranishëm nëpër institucione shtetërore dhe çdokund tjetër. Gir potencoi se pse qytetarët duhet të paguajnë për shërbim që shteti paguan apo më mire thënë për atë që veqmë e kanë paguar nëpërmjet tatimeve.
“Jam këtu me ju që ta shënojmë bashkërisht ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit,në kohën kur rëndësia e luftës kundër korrupsionit është shumë e pranishëm në lajme dhe në kohë kur Maqedonia e Veriut është e angazhuar në procesin e negociatave për hyrje në BE. Korrupsioni e dëmton besimin e publikut në demokraci dhe në institucionet publike dhe nxit cinizëm dhe ekstremizëm, ajo pengon në zhvillimin ekonomik, nxit pabarazi, varfëri dhe ndarje sociale, ajo është kërcënim për të mirat publike, për sistemin tone shëndetësor për arsimin tone dhe për mjedisin jetësor”, theksoi Geer.
Ministri i financave Fatmir Besimi tha se Korrupsioni si fenomen negativ kërkon qasje individuale dhe kolektive që kjo dukuri të zvogëlohet apo të zhduket.
Ai tha se punojnë në krijimin e ligjeve për përmirësimin e kësaj gjendje si ligji për sistemin e kontrollit të brendshëm financiar, ligji për insepksion financiar në sektorin publik dhe ligji për revizion shtetëror.