Është e qartë se ne duam të shohim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur, tha ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer.
“I mirëpresim përpjekjet e Shkupit dhe Sofjes për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe që kjo të ndodhë shpejt dhe i inkurajojmë që të vazhdojnë me këto përpjekje.
Shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur ose gjatë presidencës franceze”, tha sot ambasadori i BE-së, David Geer pas fjalimit në një konferencë të BE-së për komunat./Telegrafi/