Telegrafi

Geeksphone, telefon me dy sisteme operative

Sistemi kryesor operativ do të jetë Android, ndërsa platforma e dytë do të jetë ndihmesë për punë në platformën e dyfishtë, dhe sipas të gjitha gjasave versioni i dytë i sistemit operativ do të jetë ai i Mozilla’së, Firefox OS.

Siç bëhet e ditur, sistemi operativ do të mund të ndryshohet me një klik të vetëm, i cili do të mundësohet gjithashtu nga ndërfaqja e cila do të jetë e lehtë për tu përdorur. Në formë të njëjtë do të vijnë edhe përditësimet e sistemeve operative, apo edhe instalimi i pakove të reja softuerike. / Telegrafi /