Site icon Telegrafi

Geci: Do të ndihem i lehtësuar nëse ish-krerët e UÇK-së dënohen për vrasjen e shqiptarëve

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Gani Geci ka folur  rreth zhvillimeve të fundit pas konfirmimit të aktakuzave ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Geci ka thënë se do të ndihej i lehtësuar nëse Thaçi, Veseli, Selimi apo Krasniqi do të dënoheshin për vrasje ndaj shqiptarëve.

“Unë do të ndihem i lehtësuar nëse ata do të dënoheshin për vrasje ndaj shqiptarëve. Ta kemi parasysh se dallon kur vrasjet kanë ndodhur ndaj bashkëpunëtorëve të Serbisë, por nëse dikush dënohet për vrasjen e shqiptarëve vetëm se kanë qenë me bindje ndryshe politike, atëherë do të ndihem i lehtësuar”, ka deklaruar Geci në Kanal 10.

Ai ka përmendur edhe vrasjen e ish-deputetëve të LDK-së pas përfundimit të luftës.

Tutje ka theksuar se në rast se Thaçi e Selimi do të shpalleshin të pafajshëm nga Specialja, ai do të ishte i gatshëm t’iu shkonte në shtëpi për t’i vizituar.

Exit mobile version