Site icon Telegrafi

Geci flet në Hagë për Komunikatën 59: Pas familjes Jashari tentuan të na likuidojnë familjen tonë

Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmitari Fadil Geci, gjatë një dëshmie në gjykatë deklaroi se pas tentativës për likuidimin e familjes Jashari, një plan i ngjashëm ishte bërë edhe për familjen e tij, përfshirë vëllanë e tij.

Geci gjithashtu vuri në dyshim identitetin e atyre që kishin hartuar komunikatën e 59-të, duke sugjeruar se ata nuk mund të ishin shqiptarë.

Ai kërkoi që këtyre personave t’u bëhej një analizë e ADN-së për të përcaktuar prejardhjen e tyre.

“Pas familjes Jashari, tentuan të na likuidojnë edhe neve, vëllanë tim, duke përdorur rrena dhe shpifje që janë të turpshme. Mendoj se ata që kanë shkruar komunikatën 59-të duhet t’u bëhet ADN-ja sepse mund të jenë qergash, jo shqiptarë,” tha Geci.

Kur u pyet nga prokurori James Pace nëse Jakup Krasniqi kishte bërë ndonjë pohim publik lidhur me këtë çështje, mbrojtja reagoi duke e cilësuar pyetjen si orientuese, dhe ajo u rrëzua nga trupi gjykues.

Geci përshkroi edhe komunikimin e tij me zyrtarët në Prishtinë gjatë luftës, duke përmendur se shpesh ata u dërgonin vetëm urime, ndërsa realiteti në terren ishte shumë më i ashpër.

“Prej Prishtine, vetëm thonin ‘Zoti ju ndihmoftë’, por ne ishim në luftë, dhe pastaj ata erdhën e u bënë kryesorë, ndërsa ne nuk e dinim cila ishte e vërteta,” përfundoi Geci./Telegrafi/

Exit mobile version