Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka planifikuar që në kuadër të vizitave nëpër shkollat e Kosovës, ta bëjë një ndalesë edhe në fshatin Llaushë.
Por vizita e tij në shkollën që e mban emrin e mësuesit dëshmor “Halit Geci” është penguar.
Magazina.al merr vesh se familjar të ish-deputetit Gani Geci kanë penguar aktivitetin e presidentit, për çka edhe eskorta e tij nuk është ndalur dhe ka vazhduar rrugën për Turiqefc.
Presidenti Thaçi për vizitat në shkolla në prag të zgjedhjeve ka marrë kritika edhe nga partitë politike në vend.