Site icon Telegrafi

Gecaj: Vetëvendosje është destruktive, dorëzimi para tyre krijon precedent të rrezikshëm

Bajram Gecaj, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook ka komentuar deklaratat e shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Gecaj ka thënë se deklarata e Konjufcës që “deklarata e ambasadorit Britanik ka qenë se në nëse partitë politike nuk mund të merren vesh në mes veti mund edhe të shkohet në zgjedhje, vërteton se ata janë destruktivë, të dhunshëm dhe jo-bashkëpunues vetëm e vetëm për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme”

Postimi i plotë:

“DORËZIM PARA DESTRUKTIVËVE
Glauk Konjufca sapo tha diçka në linjat se deklarata e fundit e ambasadorit Britanik paska qenë se nëse partitë politike nuk mund të merren vesh në mes veti mund edhe të shkohet në zgjedhje. Kjo vërteton atë të cilën ne e kemi thënë që nga fillimi; pra, se ata janë destruktivë, të dhunshëm dhe jo-bashkëpunues vetëm e vetëm për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme. Madje-madje, ata fillimisht kishin provuar marrjen e pushtetit përmes “revolucionit” të dhunshëm dhe përdorimit të mjeteve e metodave të papara deri më sot në Republikën e Kosovës. Nëse tani dorëzohemi para këtyre anarkistëve të dhunshëm do të krijonim precedent të rrezikshëm se dhuna, bojkoti dhe destruktiviteti shpaguhen dhe se janë mënyrat që edhe në të ardhmen çdo opozitë e pakënaqur mund të ndërroi pushtetin përmes këtyre mjeteve jo-civilizuese, jo-demokratike dhe tërësisht jashtë cikleve normale zgjedhore”(sic.)./Telegrafi/

Exit mobile version