Site icon Telegrafi

Gecaj: Do ta organizojmë regjistrimin në veri

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka thënë se pavarësisht vështirësive, Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për ta organizuar procesin e regjistrimit të popullsisë në veri.

Sipas tij, nuk është në interes të askujt që të mos dihet saktë numri i qytetarëve në veri.

Në një intervistë për gazetën  “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se procesi i regjistrimit është në interes të shtetit dhe të qytetarëve.

Duke pasur parasysh paralajmërimin e serbëve për bojkot, Gecaj ka thënë se është kërkuar nga Bashkimi Evropian që Serbia të mos jetë pengesë e proceseve të brendshme të Kosovës.

Pavarësisht sfidave aktuale, Gecaj ka theksuar se veriu do të integrohet në sistemin shtetëror të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version