Site icon Telegrafi

Gecaj: S’ka kërkesë për themelimin e Komunës së Prilluzhës

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, që vjen nga radhët e LDK-së, po vazhdon të kritikojë opozitën për “fabrikim fakteve për përmbysjen e Qeverisë”.

Sipas Gecajt, “opozita e dëshpëruar”, me të parë se iu kanë dështuar këta adutë për rrëzimin e qeverisë, “tani tenton të rindërtoj (fabrikoj) një adut të ri me kërkesën e paqenë për themelimin e një komune të re (Prilluzhës)”.

“E kam bërë të qartë disa herë deri më tani dhe po e përsëris edhe një herë për hir të opinionit publik se në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal momentalisht janë të paraqitura nëntëmbëdhjetë kërkesa për themelimin e komunave të reja, ndërsa për territorin e Prilluzhës nuk kemi madje as një kërkesë të tillë zyrtare. Opozitës i sugjerojmë të kthehet në parlament dhe të vazhdojë me jetën institucionale, e jo në vazhdimësi të mundohet të fabrikoj çështje të cilat pastaj do të mund t’i (keq) përdornin për qëllime të pastra politike”, ka thënë Gecaj.

Ai i ka kujtuar opozitës mënyrën e marrjes së pushtetit: “Pushtetin do t’u duhet ta marrin përmes kutive të votimit e jo duke nxjerrë në vazhdimësi pretekste të paqena për të arsyetuar përmbysjen e dhunshme”.

Exit mobile version