Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj e ka quajtur të mjerë nënkryetarin e komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiun.
Gecaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Sejdiu është shtetshkatërrues.
Postimi i plotë:
SHTETSHKATËRRUESI DARDAN SEJDIU
Ky Kapiteni i Brigadave të Kuqe, Dardan Sejdiu, edhe pse arriti të bashkonte vetëm një kompani protestuesish me 1 shtator, sonte paska marrë guximin të na flas madje edhe për politikat kombëtare. “Mbrojta më e mirë është sulmi” thuhet – në mungesë rezultati në komunë, ky sulmon qendrën. Merru more i mjerë me Prishtinën, sepse me shtet merren shtetformuesit e jo shtetmohuesit e shtetshkatërruesit.
Reagimii i Gecajt vjen pas deklaratës së nënkryetarit të Vetëvendosjes se tentimi për kthim të demarkacionit, është tentim për tensionim.
Sejdiu, gjithashtu, tha se ditën e tërheqjes së demarkacionit është dashur të dorëhiqet edhe kryeministri Mustafa.