Site icon Telegrafi

Gecaj “rishkruan biologjinë”, për të rriqrat janë pakurrizorë jo insekte!

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka “sqaruar” deklaratën e kryeministrit, Isa Mustafa, i cili dje ka thënë se “deklaratat e AAK-së janë si rriqrat e Malishevës”. “Mbrojtjen” që ia bëri të paritë të Qeverisë dhe partisë së tij, në profilin e tij në Facebook, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

Lexo po ashtu Mustafa: Deklaratat e AAK-së janë si rriqrat e Malishevës
Lexo po ashtu Selmanaj, Mustafës: Nëse ata që nuk pajtohen me juve ju ngjajnë në rriqra, “rriqra” ke edhe në LDK!

“As më pare, as kësaj radhe, Kryeministri Mustafa kur foli për deklaratat e një subjekti politik, duke i krahasuar ato me rriqrat e Malishevës, me aludimin se ato deklarata janë neveritëse dhe të dëmshme, as nuk ka ofenduar as nuk është grindavec.

Grindavecët janë xhandarët – kujdestarë të fjalës së shkruar në Kosovë, sidomos asaj institucionale, të cilët në njërën anë mbajnë ‘ngjyrën pronto”, për të etiketuar gjithkend, dhe në tjetrën kuletën për tu shpërblyer për këto etiketime.

Janë mësuar kështu këto hijena, nuk dijnë të mbijetojnë ndryshe. S’ka si të shpjegohet ndryshe përpjekja ugurzezë për ta shtrembëruar cdo gjë që thotë Kryeministri, në rastin konkret me qëllim që të akuzohet se ai paska ofenduar malishevasit.

Të tillët bile edhe kërkojnë që Kryeministri të kërkoj falje.

Rriqra janë të tillët dhe mendësia të cilën e kritikon Kryeministri. Rriqra që lakmojnë pushtetin, të neveritshëm, pakurizor të cilët nese nuk mund ta marrin pjesën e pushtetit sulmojnë bash si rriqrat.

Mu të njëjtit më sulmuan mua ditë më parë kur e quajta deputeten Kada Bujupi qur, pa e përmendur as edhe një herë atë çfarë më tha ajo mua dhe sa ulët e sa keq më ofendoj e para. Pse ky sulm i aranzhuar i organizuar dhe selektiv? Prej nga këto rriqra. Ka vetëm një pesticidë për gjithë këta. E vërteta për të cilën ne nuk do të kursejmë asgjë” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version