Site icon Telegrafi

Gecaj i quan diktatorë të një fytyre Thaçin e Veselin

Bajram Gecaj këshilltari i kryeministrit në largim Isa Mustafa, anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës i ka quajtur, ustahë të dredhisë.

Gecaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari në largim, Kadri Veseli, janë diktatorë të një fytyre.

“Jam i sigurt se populli i Kosovës nuk do të lejoi që vendi ynë të ecën drejt një autokracie të tillë, porse të tillëve do t’u japi një shpullë të fortë që ta mbajnë mend kohë të gjatë”, ka shkruar Gecaj.

Postimi i plotë:

USTAHËT E DREDHISË
“Na nevojitet një dinamizëm më i madh në qeverisje”, po thonë përfaqësues të PDK-së. Po kush bre ua ndali atë dinamizëm gjatë këtyre viteve të bashkëqeverisjes, por edhe atyre të mëhershmëve. Kësaj pune britanikët i thonë “spinning the truth” (dredhje e së vërtetës), dhe këtë atje e bëjnë ekspertët e quajtur “spin doctors” (doktorët/ustahët e dredhisë), e te cilët janë profesionistë të së ashtuquajturës “dyfytyrësi” në politikë! Si duket përfaqësuesit e PDK-së kanë marrë kurse të tilla, pasi që gjithë pa përjashtim mundohen t’i hedhin hi syve popullit me fraza boshe dhe me rrena të pa kulluara. Brengosëse për qytetarët e Kosovës duhet të jetë tendenca që për herë të parë po tentohet që një parti të fus nën kontroll të plotë tërë qeverisjen në vend, duke “uzurpuar dinakërisht” të dy funksionet kyçe pushtetare në vend (presidentin dhe kryeministrin) – diktaturë me dy profile të një fytyre (Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli). Por jam gjithashtu i sigurt se populli i Kosovës nuk do të lejoi që vendi ynë të ecën drejt një autokracie të tillë, porse të tillëve do t’u japi një shpullë të fortë që ta mbajnë mend kohë të gjatë.(sic.)/Telegrafi/

Exit mobile version