Telegrafi

Gecaj: Po rrejnë si qeni

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka përjashtuar çdo mundësi të një bashkëpunimi në mes LDK-së dhe koalicionit PANA.

Madje ai ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj atyre që ngrenë hipoteza të tilla.

Postimi i plotë i Gecajt:

“Rrejnë si qeni.

I kërkoj falje opinionit publik për nivelin e ulët të shprehjes, por nuk më ka mbet rrugë tjetër pa e thënë troç se të gjithë ata të cilët po deklarojnë ditëve të fundit se LDK do t’i bashkëngjitet PANA(fakës) pas zgjedhjeve lokale po “rrejnë si qeni”, ka shkruar Gecaj në Facebook. /Telegrafi/