Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka konfirmuar në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, se koalicioni nuk i ka votat për Demarkacionin me Malin e Zi.
Sipas tij, kjo nuk e rrezikon koalicionin qeverisës, ndërsa shton se “nuk bëhet kiameti me shku në zgjedhje”
“Prape kemi me qenë rivalë me PDK-në”, tha ai, duke mohuar rritjen e Lëvizjes Vetëvendosje (VV). “Mit është përkrahja e VV-së nga populli. Mos ta kishin fituar Prishtinën, me ndihmën e partive tjera, as pesë-përqindëshin nuk do ta kishin kaluar. VV është e keqja më e madhe këtij vendi”. /Telegrafi/
https://youtu.be/IkGt-_8NetI