Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq.
Gecaj në një postim në Facebook ka shkruar se Vuçiq në kohën e luftës si ish-ministri i kasapit të Ballkanit, e kishte quajtur atë terrorist.
Ai ka thënë se Vuçiq tani po vazhdon ta quaj popullin e Kosovës si terroristë.
Postimi i plotë:
“UJKU QIMEN E NDËRRON POR JO EDHE ZANATIN
Gjatë luftës në Kosovë, atëherë si ish-ministri i kasapit të Ballkanit, Aleksandar Vuçiq më kishte etiketuar si terrorist, edhe pse në jetën time jam kujdesur që as buburrecin mos ta shkeli me këmbë. Ky njeri fatkeqësisht vazhdon me fjalorin e njëjtë, por tani duke etiketuar popullatën kosovare për terrorizëm, dhe atë në ndërtesën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Populli thotë “ujku qimen e ndërron por jo edhe zanatin”.(sic.)