Telegrafi

Gecaj i PDK-së, i del në mbrojtje LDK-së, e quan rrugaç Konjufcën e VV-së

Njëri prej anëtarëve të PDK-së, dega në Prishtinë, Arben Gecaj e ka quajtur rrugaç deputetin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufcën.

Krejt kjo, pasi që Konjufca e ka quajtur Avdullah Hotin e LDK-së si njeri që i takon gradës së vjetër të kësaj partie.

Postimi i Gecajt:

“Ky rrugaçi Konjufca tash dëshiron LDK- në me qitë në udhë të perenisë, me ju kallxu kush është më i përshtatshëm, më i mirë apo cili me i përshtatshëm. Mos të hift vetja n’huj.”, ka shkruar  Gecaj. /Telegrafi/