Bajram Gecaj nga LDK-ja, njëherësh zëvendësministër për Kthim e Komunitete, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e mirëpret kthimin e Mimoza Kusari – Lilës në politikë “me një pamje të re”.
Mirëpo, Gecaj e ka porositur Kusari – Lilën se Gjakova nuk është masë e mirë matëse për fuqinë e saj politike dhe elektorale… “atje erdhët në pushtet me ndihmën e votës LDK-iste”, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Gecajt:
“Po shikoj Rubikonin: mirë se na ri-vjen Mimoza Kusari-Lila në skenën politike kosovare me një pamje tanimë të re…edhepse, Gjakova nuk është masë e mirë matëse për fuqinë tuaj politike dhe elektorale…atje erdhët në pushtet me ndihmën e votës LDK-iste dhe si reagim ndaj pezmit anti-AAK…megjithatë, fati i njëjtë nuk na përcjellë shpesh në jetë…” (sic), ka shkruar Gecaj. /Telegrafi/