Zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit lokal, Bajram Gecaj, në një prononcim për lajmi.net, është marrë sërish me kreun e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se ai përveç vendosjes së ‘kungjave’ dhe kifleve nëpër shkolla, nuk ka bërë asgjë më shumë.
Madje, ai kërkon nga ai që të merret me problemet që “janë të shumta në kryeqytet e jo të japë deklarata për çështjet nacionale”.
“I konsideroj deklaratat e tij të papërgjegjshme prej një njeri i cili s’ka bërë asgjë në Komunën e Prishtinës, i cili për çdo ditë jep deklarata të çështjes nacionale, në vend se të merret me atë për çka e ka zgjedh populli – pra, të merret me problemet e që janë të shumta të Komunës, e për të cilat ai s’ka bërë asgjë më shumë se ato kiflet dhe kungjat që i ka ngjit”, ka thënë Gecaj.