Telegrafi

Gecaj: LDK synon të qeverisë edhe dy mandate (Video)

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është e kënaqur vetëm me një mandat në udhëheqje të Qeverisë. Partia e Isa Mustafës synon së paku edhe dy mandate ta ketë njeriun e saj në krye të Ekzekutivit të vendit.

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, në Tribuna Channel ka lavdëruar udhëheqjen e Qeverise nga shefi i tij në parti, Isa Mustafa, duke shtuar se për t’u parë rezultatet në teren duhet të jepet kohë.

Gecaj, i cili është edhe këshilltar i kryeministrit Mustafa ka folur edhe për daljen në teren të kryeministrit Mustafa për të diskutuar për çështjen e demarkacionit.

I pyetur, nëse Qeveria do të vazhdojë me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, Gecaj ka deklaruar se ky është obligim kushtetues, i cili do të përmbushet.

Sa i përket rifomramitizimit të Qeverisë, Gecaj ka thënë se kjo do të bëhet në koordinim edhe me partnerët e tjerë të koalicionit.

Në këtë intervistë Gecaj tregon se a do të ketë shkurtim të kabinetit qeveritar, dhe a i është ofruar posti i zv/kryeministrit, Ramiz Kelmendit. Krejt në fund ai flet edhe për polemiken me deputetin e LDK-së, Shpejtim Bulliqi.