Site icon Telegrafi

Gecaj: Kurti ushtrinë e sheh në formatin e Brigadave të Kuqe

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka reguar ndaj fjalimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku po debatohet lidhur me transformimin e FSK-së.

Gecaj, përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se “Albin Kurti po e sheh ushtrinë në formatin e Brigadave të Kuqe”, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Gecajt:

“Kurti: Isa Mustafa nuk ta bën ushtrinë

Ky ushtrinë sigurisht e sheh në formatin e Brigadave të Kuqe….Kosova do të ndërtoj ushtrinë, ashtu siç ka realizuar LIRINË, PAVARËSINË dhe po ndërton DEMOKRACINË…por këtë do ta bëj, ashtu si edhe deri më tani, në bashkëpunim të ngushtë me miqtë e dëshmuar ndërkombëtar…” (sic.), ka shkruar Gecaj. /Telegrafi/

Exit mobile version