Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj i është kundërpërgjigjur reagimit të Mimoza Kusarit-Lilës, duke thënë se e vërteta dhemb dhe se kjo është arsyeja pse ka reaguar aq ashpër Kusari-Lila.
Lexoni të plotë postimin e Gecajt në Facebook:
“Shpesh në politikë qëllimi arrihet atëherë kur provokon reagimin e furishëm të kundërshtarit politik, e në rastin konkret unë paskam arritur ta nxjerrë nga ‘binarët’ ideatoren e subjektit të ri ‘alternativ’.
E vërteta thonë dhemb, dhe duket se kjo edhe ishte arsyeja kryesore e këtij reagimi kaq të ashpër të zonjës Kusari-Lila.
Unë prapë po e ritheksoj se shkrimi im nuk ka asgjë personale, është reagim normal politik ndaj një rivali të ardhshëm të mundshëm, dhe se nuk ka të bëj asgjë me ‘burrëri’ dhe as me qeverisjen lokale në Gjakovë, por me subjektin tuaj të ‘ri’ politik.
Ndërsa si vazhdimësi e lojës së sinonimeve, emrin tim unë deri më tani ja kam ‘dhuruar’ dy kryeministrave (Rexhepi dhe Kosumi) dhe dy festave, ndërsa ‘mimoza’ ka “lulëzuar” (politikisht) mu në kopshtin e njërit ‘Bajram’”. /Telegrafi/