Site icon Telegrafi

Gecaj: Isa Mustafa koordinoi planin për ndaljen e trenit (Video)

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj ka thënë se është e trishtueshme kur e sheh dëshpërimin e disave pse nuk arriti treni në Kosovë.

Trenin e ka ndalë shteti i Kosovës dhe për këtë çështje është punuar një javë para se të niset ai tren.

“Gjatë kësaj pune ka pas koordinim të tëra institucioneve dhe mundem me thanë se trenin e kanë ndalë institucionet e Kosovës”, sqaron Gecaj.

Ai nuk ka dashur të komentojë deklaratën e presidentit Thaçi, i cili kishte thënë se ka dhënë urdhrin për dërgimin e forcave në veri dhe ndaljen e trenit.

Gecaj në emisionin Rrokum Roll ka thënë se reagimi i Kosovës në këtë situatë ka qenë i suksesshëm dhe është evituar më e keqja.

Ai është shprehur se nuk ka nevojë me dhënë urdhër për diçka që është joligjore, sepse siç thotë ai, këtu lypet koordinim dhe zbatim i ligjit./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=HeIuhqcReeY

Exit mobile version