Site icon Telegrafi

Gecaj e quan “lojë tezesh” iniciativën e Dedës e Kusari-Lilës për parti të re

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka ironizuar me formimin e partisë së re në Kosovë, duke thënë se kjo i duket si “lojë tezesh”.

Gecaj këto komente i bëri përmes një postimi në Facebook.

“Kjo puna e partisë së re politike në Kosovë me duket si “lojë tezesh” e fëmijëve. Mirëpo, në këtë lojën që sapo ka nisur në Kosovë, përderisa i kemi mësuar “emrat e tezeve”, ende mbetet enigmë e madhe hamletiane a thua vallë kush do të jetë “burri i tezës” për ta shpëtuar Kosovën?!”, ka shkuar Gecaj në Facebook./Telegrafi/

Exit mobile version