Site icon Telegrafi

Gecaj, Bulliqit: E ardhmja do të tregoj se kush t’i ka prerë teshat ty

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj deklaratës së Shpejtim Bulliqit i cili tha se ajo çfarë dëgjuam nga Biden është se miqtë amerikan nuk na i kanë prerë teshat, por ne vetës.

Gecaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Bulliqi paska “shpejtuar” për të ironizuar dashakeqazi me shprehjen e përdorur nga unë para disa ditësh kur thash se komunistët Jugosllavë “na i kishin prerë teshat pa na pyetur fare”; mu ata komunistë dhe ato institucione të cilat ky Bulliqi me shokë i konsiderojnë institucione kredibile, edhe pse pikërisht ato institucione kanë masakruar pamëshirshëm popullin tonë (dhe jo vetëm).

Postimi i plotë:

Shpejtim Bulliqi paska “shpejtuar” për të ironizuar dashakeqazi me shprehjen e përdorur nga unë para disa ditësh kur thash se komunistët Jugosllavë “na i kishin prerë teshat pa na pyetur fare”; mu ata komunistë dhe ato institucione të cilat ky Bulliqi me shokë i konsiderojnë institucione kredibile, edhe pse pikërisht ato institucione kanë masakruar pamëshirshëm popullin tonë (dhe jo vetëm). Shpejtim Bulliqi duhet ta mendoj mirë kur Amerikanët i quan edhe miqtë e tij, pasi që deri më tani të gjitha instancat e atij shteti tonë mik kanë qenë të qarta si kristali në qëndrimet e tyre mbi demarkacionin, qëndrime këto të cilat shkojnë plotësisht ndesh me ato të Bulliqit me shokë. Është mëse e sigurt se e ardhmja do të tregoj se kush ja ka prerë teshat Shpejtim Bulliqit.

Exit mobile version