Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka thënë se “anarkistët e Vetëvendosjes” po iu mbajnë leksione mbi mënyrën e të sjellurit dhe të shprehurit.
Postimi i Gecajt në Facebook:
“Populli thotë: ‘Mos pyet çka të tha, por kush të tha’! Besoni apo jo, anarkistët e Vetëvendosjes tani po na mbajnë ‘leksione’ mbi mënyrën e të sjellurit dhe të shprehurit tonë.
Ata të cilët kurdo që nuk u pëlqen mendimi i kundërt i nxjerrin në sipërfaqe Brigadat e tyre të Kuqe, me metodat më anti-demokratike të mundshme”, ka shkruar Gecaj në Facebook.