Site icon Telegrafi

Gecaj: Aktivisti i VV-së dogji veturën e gruas sime dhe të ministrit Krasniqi

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka bërë të ditur se prokuroria po vazhdon me aktakuzën e ngritur ndaj një aktivisti të Lëvizjes Vetëvendosje me dyshimin se ka qenë autori i djegies të veturave të bashkëshorteve të Gecajt dhe ministrit Memli Krasniqi.

Gecaj në Facebook shkruan se aktivisti i VV-së, Alket Zeqiri akuzohet në lidhje me djegien e veturës së gruas së tij.

Lexo po ashtu ​Digjet edhe vetura e gruas së Bajram Gecajt

“Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik informoi se kundër Alket Zeqirit, aktivist i LAV, prokuroria ka ngritë aktakuzë në lidhje me djegien e veturës së gruas sime dhe të gruas së Ministrit Krasniqi me datë 18 maj 2016″, shkruan Gecaj.

Exit mobile version