Viktor Geber, shefi i delegacionit të Maqedonisë të komisionit ndërdisiplinor të ekspertëve mbi çështjet historike, arkeologjike dhe arsimore, formimi i të cilave ishte parashikuar në marrëveshjen e Prespës, në një intervistë për “BIRN-in” tha se librat greke do të ndryshojnë përmbajtjet, kështu do të futen përmbajtje nga marrëdhëniet miqësore me maqedonasit nga shekulli i 19 dhe 20.
Sipas diplomatit, vëmendje e veçantë pritet t’i kushtojë vëmendje trajtimit të ndryshëm zyrtar të marrëdhënieve në shekujt 19 dhe 20, si nga pala e Maqedonisë ashtu edhe nga pala greke, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Diplomati tha se dy komisionet (Maqedonisë dhe Greqisë) kanë realizuar 13 takime dhe kanë shkëmbyer 30 libra shkollorë dhe pas vendosjes së kornizave, nga tani duhet të filloj përpunimi aktual i materialeve.
Ndryshimet sipas tij do të jenë në përputhje me standardet e UNESCO-s e Këshillit të Evropës, kështu që nuk do të jetë e mundur të kalojmë përtej kornizave.
“Ne mendojmë se ka shumë elemente për afrim, formulime që të rinjve do t’u thuhet-prisni, nuk ishte gjithçka e përgjakshme, por ka pasur bashkëpunim, kemi elemente të përbashkëta, për shembull, një Grigor Prliçev. Ai mori një kurorë të artë në Athinë. Sepse ka pasur një tragjedi të një popullsie në Maqedoninë Perëndimore. Edhe atë në gjuhën që atëherë ishte zyrtare në shtetin e ri grek”, deklaroi Geber./Telegrafi/