Të gjitha propozimet e brendit Mango frymojnë elegancë, stil avangardë dhe janë shumë të rehatshme.
Çfarë na ka përgatitur Mango për sezonin e ftohtë? Përgjigjen e kësaj pyetjeje do ta gjeni në editoralin “The Great Outdoors”, personazhe kryesore të të cilit janë yjet e reja të modelingut Edie Campbell dhe Natalie Westling.
Me këtë rast, Mango është inspiruar nga rajonet malore, duke zbuluar kështu botën e mjegullt dhe misterioze, transmeton Telegrafi.
Modelet tregojnë rrobat e ngrohta vjeshtore (xhemperët e leshtë, shamitë me katrorë dhe palltot, ponço). Natyrisht, e gjitha është në frymën e lirë boheme.
Njëra ndër gjërat e cila na ka surprizuar në këtë fushatë është përzierja e stileve të ndryshme dhe pëlhurave në një LookBook.
Në fushatën “The Great Outddoors” mund të gjejmë disa nga kapitujt të cilët janë trend këtë dimër, për shembull, pantallona me vija anash në stilin sportiv dhe fustane me printim të luleve.
Natyrisht, ekzistojnë edhe trikotazhi sportiv dhe rrobat femërore të inspiruara me retro-modën, shumë duksa me kapele dhe funde midi.
Kënaquni me imazhet e fshatit dhe me kombinimet e veshjeve dhe shikoni pjesën e koleksionit. /Telegrafi/