Getoar Selimi ka pasur vetëm fjalë të mira pas një prej performancave të tij epike në Zone Club.
Lideri i Babastars stërmbushi Zonen bashkë me Agonin dhe Junglen, teksa pritja për ta ishte fantastike.
Geti natyrisht se nuk la pa e shfrytëzuar Snapchatin për të falënderuar vendlindjen e tij.
“Vendi ku jam lind e rritë. Faleminderit Prishtinë”, u shpreh Geti në një foto të postuar të tij, e cila shfaqi mijëra adhurues në koncertin e tij në Zone, shkruan Telegrafi.
Kjo ishte performanca e dytë për këtë verë e Geasyt në Zone. /Telegrafi/