Getoar Selimi dhe Marina Vjollca po shijojnë shumë kohën me njëri-tjetrin.
Superylli i Babastars dhe prezantuesja seksi ka kohë që bashkëjetojnë.
Ata madje kanë planifikuar një martesë të madhe e cila do të realizohet gjatë kësaj vere.
Deri atëherë, dyshja po bëhet gati për angazhimet verore dhe që të jenë sa më në formë fizikisht, shkruan Telegrafi.
Sipas një postimi në InstaStory nga vet Geasy, shihet se si ai ushtron me pesha.
Në anën tjetër është Marina e cila merret me “squats” për të realizuar linjat sa më perfekte dhe të pasmet t’i bëjë sa më bombastike.
Duket se çifti ka gjetur mënyrën tepër të mirë për të motivuar njëri-tjetrin, duke qenë bashkë prezent në palestër. /Telegrafi/