Telegrafi

GDPR do të diskutohet në Konferencën e ‘Cyber Security & Privacy’

Konferenca më e madhe në Ballkan për sigurinë kibernetike ‘Cyber Security & Privacy’, e cila mbahet në patronazhin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë dhe në bashkëpunim me Kolegjin UBT, mirëpret Autoritetet e Mbrojtjes së të Dhënave ku do të diskutohet për sfidat dhe zbatimin e rregullores së të dhënave e cila do të hyjë në fuqi në muajin maj të këtij viti.

Autoritetet regjionale do të prezantojnë dhe diskutojnë përvojat e tyre në zbatimin e Rregullores për Mbrojte të të Dhënave (GDPR) ku do të ketë dhe kërkime shkencore të bëra tek organet private lidhur me ndikimet e GDPR-së.

‘Cyber Security & Privacy’ do të vazhdojë të mbajë trajnime për zyrtaret e Mbrojtës së të Dhënave dhe zyrtarë të tjerë të interesuar për zbatimin e kësaj rregullore me ndikim ndërkombëtar.

GDPR (General Data Protection Regulation) është një rregullore me të cilën Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Evropian synojnë të forcoj dhe bashkoj në mbrojtjen e të dhënave për të gjithë individët brenda Bashkimit Evropian.

GDPR synon kryesisht të japë kontrollin për qytetarët mbi të dhënat e tyre personale dhe për të thjeshtuar mjedisin rregullator për biznesin ndërkombëtar duke bashkuar rregulloren brenda BE-së.

Për të gjitha këto do të diskutohet në ditën e dytë të Konferencës ‘Cyber Security & Privacy’ me datën 25 janar në Hotel Emerald.