Site icon Telegrafi

GDP tash Parti Socialdemokrate, edhe Shpend Ahmeti pjesë e saj

Grupi i Deputetëve të Pavarur ka arritur marrëveshje me Partinë Socialdemokrate, parti të cilën deri më tani e ka udhëhequr Kaqusha Jashari.

Arritjen e kësaj marrëveshje e ka konfirmuar për Insajderi, shefi i GP “Grupi i Deputetëve të Pavarur”, Dardan Sejdiu.

Ai ka thënë se Kuvendi i ri i kësaj partie, do të mbahet më 9 Maj, nga dhe ku do të zgjidhet kryetari i ri dhe anëtarët e rinj të partisë

“Po kemi arritur marrëveshje me partinë Socialdemokrate. Sipas marrëveshjes me 9 Maj do të mbahet Kuvendi, ku do të zgjidhen anëtarët dhe kryetari i partisë. Sipas asaj marrëveshje do të ketë një kandidat. Se cili do të jetë ai kandidat, do të shihet më 9 Maj.

Sejdiu nuk ka dashur të flas për emrin se cili do të mund të jetë kryear i partisë, por ka thënë se në Kuvendin e 9 Majit, do të propozohet vetëm një kandidat, dhe se ditëve në vijim do të vendoset se cili do të jetë ai.

Ai ka pranuar që Shpend Ahmeti ka qenë i inkuadruar në krijimin e platformës së kësaj partie, dhe shpreson që do të jetë edhe anëtar i partisë së re, duke mos e përjashtuar mundësinë që i pari i Prishtinës, të jetë kryetar i partisë Socialdemokrate.

“Po, Shpend Ahmeti ka qenë ndihmues i deritanishëm në formimin e partisë. Kemi punuar bashkarisht në krijimin e platformës dhe shpresoj që ai do të jetë në parti”, ka thënë Sejdiu.

12 deputetët e Kuvendit, që tashmë kanë dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, do të jenë pjesë e kësaj partie, dhe po ashtu edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili mori udhëheqjen e kryeqytetit, pikërisht si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje.

Exit mobile version