Telegrafi

Gazsjellësi rus degëzohet në Shqipëri

Kjo u pa qartë të premten nga takimi që zhvilloi Kryeministri Berisha, me zëvendësministrin e Jashtëm të Rusisë, Vladimir Titov.

Sipas njoftimit të zyrës së Kryeministrit Berisha, takimi i dy përfaqësuesve u bë me qëllimin e intensifikimit të bashkëpunimit mes Rusisë dhe Shqipërisë.

Në këtë kuadër, zëvendësministri Titov i bëri me dije Kryeministrit Berisha se në kuadër të bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Rusi, Federata Ruse do të shqyrtojë edhe mundësinë e degëzimit të linjës së gazsjellësit South Stream, në mënyrë që edhe Shqipëria të ketë mundësi të përfitojë nga avantazhet që sjell ky burim energjie.

Por drejtuesi i lartë i diplomacisë ruse theksoi gjithashtu se Rusia do të ndikonte në forcimin e rolit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke qenë se Titov premtoi mbështetje për sa i përket aspiratës së vendit tonë për drejtimin e OSBE-së. /Tch/Telegrafi/