Telegrafi

Gazrat rrezikojnë për infarkt

Shkencëtarët, madje, arritën në përfundimin se rreziku i infarktit mbetet edhe gjashtë orë pas largimit nga vendi me ajër të pisët. Ende nuk është i qartë mekanizmi i ndikimit të gazrave mbi muskujt e zemrës, megjithatë, specialistët mendojnë se ky rrezik ka lidhje me lëndët që përmbajnë gazrat e ndryshëm, sidomos nga ato të djegies së naftës dhe të benzinës në motorët e automobilave. Këto lëndë "trashin" gjakun dhe provokojnë plasjen e enëve të gjakut.

Shkencëtarët mendojnë se gazrat nuk janë faktorë i vetëm, por ato, kur bashkohen me faktorë të tjerë, e dëmtojnë rëndë zemrën. /Telegrafi/