Telegrafi

Gazprom rifillon furnizimin e gazit

"Konsiderojmë se gjatë ditës së sotme do të firmoset  një marrëveshje për krijimin e mekanizmit të pavarur ndërkombëtar për sigurimin e tranzitit të gazit rus përmes territorit të Ukrainës dhe menjëherë do t`i rifillojmë furnizimet", deklaroi Miler në qytetin rus Soçi, ku u takua me kryetarin rus Dmitri Medvedev.

Vendet evropiane disa ditë me radhë përballen me mungesë të gazit rus, gjë që seriozisht u reflektua mbi amvisëritë dhe kompanitë gjatë periudhës së temperaturave dukshëm të ulta.