Telegrafi

Gazprom kërcënon Ukrainën

Sipas zëvendës-drejtorit të përgjithshëm Aleksander Medvedev, Ukraina ka paguar vetëm 800 milionë dollarë borxh, i cili tejkalon dy miliardë dollarë.

"Gazprom", sipas tij, do t’i paralajmërojë klientët e vet evropianë për rrezikun e tranzitit të gazit përmes territorit të Ukrainës për shkak të kontestit rreth pagesës.

Monopoli rus thekson se borxhet doemos duhet të paguhen para marrëveshjes së të dyja shteteve për furnizim dhe çmimit të gazit për vitin 2009.

Kryetari ukrainas Viktor Jushçenko, në Kiev, deklaroi se Ukraina ka paguar 800 milionë dollarë dhe se së shpejti do të paguajë edhe 200 milionë.

Ukraina përballet me rritje të mëdha vjetore të çmimit të gazit rus. Çmimi, për sivjet, është caktuar në 179.50 dollarë për një mijë metra kub gaz, që është rrënjësisht nën atë të tregut të BE-së.

"Gazprom" u kërcënua se vitin e ardhshëm do ta rrisë çmimin e gazit për Ukrainën në 400 milionë nëse nuk përmbushen obligimet.