Telegrafi

“Gazprom” ia mësyn liqenit të Shkodrës

Pas kërkimeve të shumta dhe intensive, drejtuesit e kompanisë ruse kanë dalë në përfundimin se në zonën Cërmnica të Malit të Zi, pranë liqenit të Shkodrës ka rezerva të konsiderueshme nafte dhe gazi.

Kompania është e interesuar të marrë pjesë në procedurën e koncesionit, që pritet të hapet në tetor nga qeveria e Malit të Zi. Dy janë zonat ku konstatohen burime të sigurta nafte dhe gazi: në veri të Malit të Zi, në kufi me Bosnjën dhe pjesën e jugut dhe pranë liqenit të Shkodrës, në kufi me Shqipërinë.

Ekspertët e “Gazprom” disponojnë prova dhe kanë arsye të mendojnë se ka pasuri të mëdha nafte edhe në disa zona brenda kufijve me Shqipërinë dhe Bosnjën, duke paralajmëruar një shtrirje të punimeve brenda kufijve të këtyre vendeve, pasi të nisin operacionet në dy pikat e identifikuara. /Telegrafi/