Telegrafi

Gazprom i bën thirrje Ukrainës për negociata

Nga 31 dhjetori Urkaina refozoi që të negocojë me "Gazpromin" dhe shmang që të dërgojë gaz natyror, për konsumatorët evropianë, duke e prishur kështu detyrimin e shtetit tranzit, thuhet në deklaratën e Medvedevit.

"I bëj thirrje Ukrains që të përmbahet nga këto veprimtari të paligjshme dhe përfaqësuesit ukrainas të kthehen në Moskë me qëllim që menjëherë të kontraktojnë marrëveshje për dërgesën e gazit natyror, i cili do të jetë e pranueshme për të dyja palët", shtohet në deklaratë.

Më 1 janar Rusia e ndaloi dërgesën e gazit natyror për Ukrainën sepse Kiev nuk pati paguar në kohë borxhet e vjetra kundrejt "Gazrpomit" dhe u arrit marrëveshje për çmimet, me cilat gjigandi rus energjitik do ta dërgonte lëndën e parë në Kiev në vitin 2009.