Telegrafi

Gazprom, fitimet bien me 50 miliardë euro

Kompania më e madhe për prodhimin dhe shpërndarjen e gazit nëpër botë, në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka fituar 56,6 miliardë dollarë, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit 2008 ka fituar 106,6 miliardë dollarë.

Sipas udhëheqësisë së kompanisë, arsyet për rënien e fitimit qëndrojnë në shpenzimet e larta, e veçanërisht janë rritur shpenzimet për eksploatimin e gazit nga Azia qendrore.

Shitja e gazit në shtetet evropiane gjatë periudhës së lartëpërmendur shënon rritje prej gjashtë për qind